Telegrafi

Zyrtare: Barca nuk do të transferojë asnjë futbollist gjatë janarit

Darijo Srna nuk do të kalojë në radhët e skuadrës së Barcelonës.

Kështu së paku ka pohuar drejtori ekzekutiv i Barcelonës, Oscar Grau, duke mohuar spekulimet rreth kalimit të kroatit te Barca.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth transferimeve

“Asnjë futbollist nuk do të largohet, por edhe nuk do të ketë prurje të reja. Ne kemi besim te Aleix Vidal”, ka thënë Grau për gazetën AS, transmeton Telegrafi.

Aleix Vidal ka luajtur pesë ndeshje në këtë sezon dhe ka pasur dy asistime ndërsa mediat spanjolle kanë spekuluar se lojtari 27-vjeçar mund të largohet këtë muaj.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Barcelonës

Kujtojmë se mbrojtësi 34-vjeçar i Shakhtar Donestkut ka kontratë të vlefshme deri në verën e këtij viti. /Telegrafi/