Mario Balotelli do të jetë edhe për një sezon futbollist i skuadrës franceze, Nice.
Sulmuesi italian luajti me shumë sukses te Nice në sezonin e fundit, ku shënoi edhe 15 gola, duke e ndihmuar skuadrën franceze të kualifikohet për në Ligën e Kampionëve.
Megjithatë, kontrata e Balotellit ishte për një vit dhe pas skadimit të saj, shumë skuadra u interesuar të fitojnë shërbimet e tij.
Por, Balotelli edhe përkundër ofertave të mëdha që pati, vendosi të arrij marrëveshje për vazhdimin e kontratës me skuadrën franceze.
Është vetë skuadra e Nice që ka lajmëruar vazhdimin e kontratës me italianin, kontratë e cila do ta mbaj në Francë edhe për një vit. /Telegrafi/
🚨 OFFICIAL: @ogcnice_eng are delighted to confirm that Mario #Balotelli has signed a new contract with the club pic.twitter.com/DsHMGkugpw
— OGC Nice 🇬🇧🇺🇸 (@ogcnice_eng) June 25, 2017