Site icon Telegrafi

Zyrtare: Balotelli largohet nga Marseille

(Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Ashtu siç është pritur, Olympique Marseille ka konfirmuar se Mario Balotelli është larguar nga klubi francez.

Sulmuesi italian kaloi te ekipi i Ligue 1 në muajin janar, ku nënshkroi kontratë deri në fund të sezonit, ndërsa shënoi tetë gola në 15 paraqitje.

Megjithatë, Marseille është duke bërë ndryshime në skuadër duke u nisur nga trajneri, ndërkohë që edhe 28-vjeçari është njëri nga të larguarit.

“Pozita e sulmuesit duhet plotësuar, duke qenë se Mario Balotelli nuk do ta vazhdojë aventurën me L’OM”, ka thënë presidenti i klubit, Jacques-Henri Eyraud për L’Equipe.

West Ham Unitedi është lidhur me rikthimin në Angli të ish-sulmuesit të Manchester Cityt, Milanit dhe Interit. /Telegrafi/

Exit mobile version