Site icon Telegrafi

Zyrtare: Balotelli kalon te Brescia, ua plotëson dëshirën prindërve

Mario Balotelli ëshrë rikthyer zyrtarisht në Itali, duke nënshkruar me Brescia.

Sulmuesi rikthehet në Itali pas tre vitesh, duke treguar për entuziazmin që ndjen, pasi do të luajë për qytetin e lindjes.

“A është ky shansi i fundit për karrierën time? Nuk më duket kështu. Unë jam i qetë dhe shumë paqësor”.

“Ndoshta këtë mendim e keni ju. Nuk kam frikë nga dështimi. Ndihem mirë këtu tek Brescia, dua të ndihmoj shokët dhe skuadrën. Kam si objektiv personal të kap Kombëtaren dhe të shkoj në Evropian”, ka thënë fillimisht Balo.

Ai tregoi se si shkuan bisedimet dhe si u gëzuan familja e tij ku e kuptuan që ai do të luajë në Brescia.

“Me Celinon jemi takuar para ca kohësh në Angli. U takuam bashkë me Raiolan, dhe nuk ishte e vështirë për mua që në fund të zgjidhja Brescian”.

“Zgjodha këtë qytet, pasi edhe jam lindur këtu. Është qyteti im. Mund të jap gjithçka këtu”.

“Kam kaluar më shumë kohë duke luajtur jashtë Italisë se sa këtu, por kur i thashë nënës sime se mund të vija tek Berscia, ajo ishte kaq e lumtur dhe filloi të qante. Edhe babai e ka ëndërruar të më shohë të luaj në shtëpi”, ka thënë Super Mario. /Telegrafi/

Exit mobile version