Telegrafi

Zyrtare: Balotelli i bashkohet Marseilles

Olympique Marseille ka nënshkruar zyrtarisht me sulmuesin italian Mario Balotelli për gjashtë muaj pas largimit nga Nice.

Marrëveshja u konfirmua në një deklaratë në faqen zyrtare të Marseille.

Edhe Nice e ka konfirmuar se Balotelli e kishte ndërprerë kontratën e tij për tu larguar.

28-vjeçari do të veshë fanellën me numrin 9 për skuadrën që drejtohet nga Rudi Garcia.

Mësohet se Balotelli do të përfitojë për gjashtë muaj hiq më pak se katër milionë euro.

Balotelli u bashkua me Nice në verën e vitit 2016 duke shënuara që nga ajo kohë hiq më pak se 43 gola.

Edhe Kevin Strootman e ka mirëpritur marrëveshjen me Mario Balotellin.

“Balotelli është një lojtar i madh dhe shumë i fortë”.

Balotelli më parë ka luajtur me Interin, Milanin, Manchester Cityn dhe Liverpoolin, para se të kalonte te Nice. /Telegrafi/