Telegrafi

Zyrtare: Ballkani i jep lamtumirën Albion Rrahmanit

Ballkani ka bërë të ditur se Albion Rrahmani është larguar nga klubi, por pa përmendur destiancionin e tij të ri.

Mirëpo, ka disa ditë që është raportuar se sulmuesi do të transferohet te Rapidi i Bukureshtit.

Më poshtë mund të lexoni postimi e plotë lamtumirës (pa ndërhyrje) të Ballkanit për Rrahmanin:

Lexo po ashtu Në Rumani e bëjnë fakt të kryer, Albion Rrahmani kalon te Rapid Bukureshti për një shifër rekorde

Faleminderit @albionrrahmani9

Lamtumirat janë sa të dhimbshme, aq edhe të hidhura. Andaj sot ty kampioni ynë, foleja jote e përhershme, të thotë thjeshtë MIRUPAFSHIM!

Çdo gol që ke shënuar, do të mbetet në zemrat e secilit tifoz të FC Ballkanit, në zemrat e secilit prej nesh. Çdo minut që ke djersitur me vetëmohim fanellën e klubit, do të ruhet në kujtesën e pa shlyeshme, sepse kontributi yt ishte vlerë e madhe për rrugëtimin tonë të përbashkët.

Ndarjet janë të vështira, por kur ato bëhen për të nisur një rrugë të re, me perspektivë për të ardhmën e një futbollisti të këtij vendi, të gjithë bëhemi bashkë, në përkrahje të mundësive të reja të kampionëve tanë.

Faleminderit për angazhimin shembull në çdo ndeshje e në çdo rrethanë. Ti nuk e ke kursyer vetën asnjë çast, madje as atëherë kur ke ndjerë dhimbje në trupin tënd, ti ishe gjithmonë i gatshëm për t’i ndihmuar shokëve të skuadrës, në synimet drejt sukseseve tona, duke nderuar vetën, klubin dhe qytetin tonë.

Ne jemi të bindur që karrierë e pasur të pret para, andaj të dëshirojmë sukseset më të mëdha të mundshme, kurse derën e familjes së madhe të FC Ballkanit, do ta kesh të hapur përjetësisht. /Telegrafi/