Site icon Telegrafi

Zyrtare: Ballkani dhe Sermaxhaj shkëpusin marrëveshjen

Sami Sermaxhaj nuk është më trajner i Ballkanit nga Theranda.

Humbja nga Trepça ’89 (2-1) të premten ka qenë fatale për trajnerin Sermaxhaj.

Kryesia e klubit nga Theranda ka publikuar lajmin se ka shkëputur kontratën me ish-trajnerin e Prishtinës dhe Fushë Kosovës.

Aventura e Sermaxhajt te Ballkani zgjati vetëm disa muaj, pasi munguan rezultatet dhe erdhi shkarkimi.

Sipas njoftimit të klubit elitar, shkëputja e kontratës është bërë me marrëveshje të dyanshme.

Ballkani i ka uruar suksese të mëtejshme Sermaxhajt, ndërsa nuk kanë raportuar se kush do të jetë zëvendësuesi i tij. /Telegrafi/

Exit mobile version