Telegrafi

Zyrtare: Balaj transferohet te Terek Grozny (Foto)

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Bekim Balaj, ka kompletuar transferimin te ekipi rus Terek Grozny.

25-vjeçari deri më tani ka luajtur për ekipin kroat Rijeka ndërsa në sezonin e ri do të luajë në ligën ruse, në të cilën tashmë luan kosovari Bernard Berisha për Anzhin.

“Tani jam lojtar i Terek Groznyt. Faleminderit Shkumbin Qoromemetin që e bëri të mundur këtë transferim”, ka thënë Balaj në një postim në Instagram.