Monaco ka njoftuar zyrtarisht rikthimin në skuadër të mesfushorit francez, Timeou Bakayoko nga Chelsea.
Klubi nga principata ka vazhduar përforcimin e skuadrës për sezonin e ri 2019/20.
Pas disa blerjeve të mëdha në sulm si Islam Slimani, Wissam Ben Yedder, Adrien Silva dhe Gelson Martins, Monco ka njoftuar edhe huazimin e Bakayokos.
“AS Monaco janë të lumtur të njoftojnë mbërritjen e Tiemoue Bakayoko!”.
“Bakayoko bashkohet me ne si huazim – me një mundësi blerje nga Chelsea FC”, thuhet në njoftimin e Monacos.
Sipas mediave britanike dhe franceze, opsioni i blerjes në fund të sezonin është 42.5 milionë euro. /Telegrafi/
🔴⚪️ AS Monaco are delighted to announce the arrival of Tiemoué Bakayoko! @TimoeB08 joins us on loan – with an option to buy – from Chelsea FC. pic.twitter.com/C6YV0P6tAE
— AS Monaco EN (@AS_Monaco_EN) August 31, 2019