Telegrafi

Zyrtare: Badstuber nuk shkon te City, mbetet në Bundesliga

Bayern Munich e ka konfirmuar largimin e Holger Badstuberit te Schalke si huazim deri në fund të sezonit. 

Mbrojtësi 27-vjeçar nuk ka luajtur në vitet e fundit shkaku i lëndimeve të njëpasnjëshme, ndërsa Carlo Ancelotti nuk ka pranua shitjen e tij, por vetëm huazimin.

“Badstuber ka kaluar te FC Schalke 04 në formë huazimi. Kjo vlen deri në fund të sezonit”, thuhet në njoftimin e klubit bavarez.

Mbrojtësi ishte i kërkuar dhe nga Manchester City i Pep Guardiolas. /Telegrafi/