Telegrafi

Zyrtare: Bacca dënohet me një ndeshje

Carlos Bacca është dënuar me një ndeshje moslojë shkaku i gjesteve të pahijshme në ndeshje me Juventusin.

Sulmuesi pas ndeshjes sulmoi gjyqtarin me fjalë pas një penallti të dhënë në minutën e fundit për Juventusin.

Sot disiplina ka dënuar me një ndeshje për protesta dhe sjellje agresive.

Ai do të paguajë edhe 10 mijë euro dënim.

Jose Sosa është suspenduar me një ndeshje shkaku i kartonit të kuq dhe do të paguajë edhe 5 mijë euro.

Drejtorët Adriano Galliani dhe Rocco Maiorino, u është tërhequr vërejtja pasi nuk kishin sjelljen e duhur jashtë fushës. /Telegrafi/