Telegrafi

Zyrtare: Atletico Madridi prezanton Julian Alavrez

Atletico Madridi e ka kompletuar zyrtarisht transferimin e Julian Alavrez.

Klubi nga La Liga e kompletoi transferimin e sulmuesit argjentinas nga Manchester City në vlerën e 70 milionë eurove plus 20 milionë në bonuse.

“Atletico de Madrid dhe Manchester City kanë arritur një marrëveshje për transferimin e Julian Alvarez, i cili nënshkruan për klubin tonë deri në vitin 2030”, thuhet në njoftimin e tyre.

 

“Argjentinasi 24-vjeçar, një reprezentues për vendin e tij, është një sulmues i gjithanshëm, i shpejtë, i aftë dhe i shkëlqyeshëm për të asistuar dhe shënuar”.

“Ai është i aftë të luajë edhe si mesfushor”, thuhet më tej në komunikatën e Atletico Madridit. /Telegrafi/