Telegrafi

Zyrtare: Atalanta transferon Murielin

Atalanta ka nënshkruar zyrtarisht me sulmuesin e Kolumbisë, Luis Muriel, nga Sevilla për një shifër të raportuar prej 18 milionë eurosh.

Muriel raportohet se ka rënë dakord për një kontratë katërvjeçare me Atalantan.

28-vjeçari – do të mbajë fanellën me numër 9, ndërsa kaloi gjysmën e dytë të sezonit të kaluar në huazim te Fiorentina, ku shënoi gjashtë gola në 19 paraqitje.

Para kësaj, ai luajti edhe për skuadra tjera italiane si Lecce, Udinese dhe Sampdoria në Itali.

Luis Muriel (Foto: Ataltanta.it)

Sevilla e nënshkroi Murielin nga Sampdoria në verën e vitit 2017 për një shifër prej 20 milionë eurove, por nuk pati formë të mirë në Spanjë, duke luajtur vetëm 13 herë në 65 ndeshje.

Pavarësisht nga një lëndim në gju, që e la atë jashtë Copa Americas, ai bëhet transferimi i parë i Atalantas që kur ata u kualifikuan për Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/