Ballkani përmes një njoftimi në rrjetet sociale ka bërë të ditur se kanë transferuar mbrojtësin Astrit Thaqi.
Në fakt Thaqi po rikthehet në “folenë e vjetër” pasi më herët kishte qenë pjesë e Ballkanit për dy sezone pas transferimit nga Ferronikeli.
Sezonin që lamë pas Thaqi u aktivizua në radhët e Dritës, klub me të cilin pati 35 paraqitje në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Njoftimi i Ballkanit:
Tifozë të dashur,
Mbrojtësi Astrit Thaqi vjen sërish në folenë e tij
Kampioni ynë tashmë është bashkuar me grupin, për t’u përgaditur bashkarisht për kampanjën evropiane.
Mirë se erdhe champ”, thuhej në njoftimin e Ballkanit./Telegrafi/