Site icon Telegrafi

Zyrtare: Asamoah nënshkruan për Cagliarin

Cagliari ka shtuar një tjetër lojtar në skuadrën e tyre pas mbylljes së afatit kalimtar të janarit, pasi Kwadwo Asamoah ka nënshkruar si lojtar i lirë.

Marrëveshja do të skadojë në fund të sezonit dhe ai tashmë ka kaluar me sukses testet e tij mjekësore me klubin nga Sardenja.

Mbrojtësi i majtë 32-vjeçar është nga Gana, por pothuajse të gjithë karrierën e tij e kaloi në Itali me skuadra të njohura.

Klubet e mëparshme të Asamoah përfshijnë Torinon, Udinesen, Juventusin dhe së fundmi Inter.

Kontrata e tij u ndërpre me pëlqimin e ndërsjellë me Nerazzurrët më 5 tetor të vitit 2020, ndërsa sot (e mërkurë) erdhi zyrtarizimi si lojtar i ri i Cagliarit. /Telegrafi/

Exit mobile version