Ballkani ka njoftuar se Artan Iljazi është zyrtarisht pjesë e tyre.
Portieri ka qenë në të kaluarën pjesë e skuadrave si Shkupi dhe Shkëndija.
“Me kënaqësi ju njoftojmë me transferin e ri në skuadër”, fillon postimi i Ballkanit.
“Portieri Artan Iljazi nga sot është pjesë e FC Ballkanit!”
“Gardiani nga Kumanova ka qenë pjesë e skuadrave të njohura shqiptare në Maqedoni të Veriut, si FC Shkupi e KF Shkëndija”.
“Klubi i uron mirëseardhje Artanit, duke i dëshiruar suksese në arritjen e objektivave tona të përbashkëta”, thuhet mes tjerash në postimin e tyre. /Telegrafi/