Telegrafi

Zyrtare: Arsens Mateli transferohet te Gjilani

Gjilani ka prezantuar edhe transferimin e dytë të afatit kalimtar të janarit.

Pas Egzon Sinanit, gjilanasit kanë angazhuar edhe një futbollist nga kampioni në fuqi i Kosovës, Ballkani.

Mesfushori Arsens Mateli është futbollisti më i ri i ‘Skifterave’.

22-vjeçari më parë ka luajtur për Tiranën dhe Kukësin, derisa ka qenë pjesë e skuadrës turke Akhisarspor.

Njoftimi i plotë nga SC Gjilani:

Sport Club Gjilani me kënaqësi komunikon ardhjen e Arsens Matelit në skuadër.

Mateli luan në pozitën e mesfushorit dhe vjen nga radhët e FC Prishtinës.

Në të kaluarën 22 vjeçari ka qenë pjesë e FC Ballkanit, ekip me të cilin fitoi edhe titullin kampion edicionin e kaluar, ndërkohë që formimin e nisi te KF Tirana, për të luajtur më pastaj edhe te FK Kukësi.

Për një kohë ai ishte pjesë edhe ekipit turk Akhisarspor.

Të gjithë në SC Gjilani i urojnë mirëseardhje Arensit dhe i dëshirojnë sukses në objektivat që ka klubi. /Telegrafi/