Telegrafi

Zyrtare: Arsenali transferon mbrojtësin Cedric Soares

Arsenali ka njoftuar zyrtarisht transferimin e mbrojtësit Cedric Soares nga Southamptoni.

Pas transferimit të mbrojtësit Pablo Mari nga Flamengo, Arsenali ka bërë edhe një goditje në repartin e mbrojtjes.

Topçinjtë kanë njoftuar tashmë se kanë arritur marrëveshje me Southamptonin për mbrojtësin portugez, Cedric Soares.

Lexo po ashtu Zyrtare: Arsenali konfirmon transferimin e Pablo Mari

Soares vjen në Emirates si huazim deri në fund të sezonit.

“Mbrojtësi portugez, Cedric Soares është bashkuar me bashkuar me ne si huazim deri në fund të sezonit”.

“28-vjeçari vjen në veri të Londrës nga Southampton, ku ai ka bërë më shumë se 100 paraqitje që nga momenti i arritjes në këtë klub në vitin 2015”, thuhet në njoftimin e Arsenalit. /Telegrafi/