Arsenali ka kompletuar transferimin e qendërmbrojtësit të talentuar francez William Saliba.
Pas negociatave të stërzgjatura me St Etiennen, dy klubet më në fund kanë arritur marrëveshjen për transferimin e lojtarit.
18-vjeçari ka nënshkruar një kontratë katër vjeçare me Arsenalin ku do të jetë pjesë e londinezëve deri në vitin 2023.
Coming soon.
À bientôt.
?? #SalibaSigns pic.twitter.com/U2tTwIXp2A
— Arsenal FC (@Arsenal) July 25, 2019
Për t’i marr shërbimet e Salibas, Arsenali ka paguar 30 milionë euro te St Etienne.
Menjëherë pas nënshkrimit të kontratës me Topçinjtë, Saliba është rikthyer në Francë.
Lojtari do të vazhdoj të qëndroj edhe për një vit si i huazuar te St Etienne. /Telegrafi/