Oleksandr Zinchenko më në fund ka kompletuar transferimin te skuadra londineze Arsenal.
Mbrojtësi i majtë ukrainas është larguar nga Manchester City pas gjashtë viteve qëndrim në Etihad Stadium.
Londinezët paguan 35 milionë euro për transferimin e ukrainasit, si dhe tre milionë euro të tjera në formë bonusesh.
25-vjeçari ka nënshkruar një kontratë afatgjate me Topçinjtë deri në verën e vitit 2027.
💛🖤 Welcome, Alex 🖤💛
— Arsenal (@Arsenal) July 22, 2022
Zinchenko tanimë është prezantuar tek Topçinjtë dhe është bashkuar me ekipin në fazën përgatitore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Jemi shumë të lumtur që Zinchenko na është bashkuar. Ai është një lojtar që unë personalisht e njoh shumë mirë dhe vazhdova ta ndjek edhe pas kohës sime te Manchester City”.
𝗠𝗔 x 𝗔𝗭
Looking good, Alex 😎 pic.twitter.com/d5xU2vvq3d
— Arsenal (@Arsenal) July 22, 2022
“Alex është një lojtar me cilësi të mëdha që do të na japë shumë opsione dhe shkathtësi”, tha Arteta
Zinchenko bëhet nënshkrimi i pestë i Arsenalit këtë verë, pasi më herët londinezëve iu bashkuan edhe Gabriel Jesus, Marquinhos, Matt Turner dhe Fabio Vieira. /Telegrafi/