Site icon Telegrafi

Zyrtare: Arsenali fiton 40 milionë euro, Balogun bashkohet me Monacon

Sulmuesi Folarin Balogun i është bashkuar Monacos nga Arsenalime klubin francez që ka konfirmuar ardhjen e lojtarit.

Monaco ra dakord për një marrëveshje prej 40 milionë eurosh për sulmuesin duke përfshirë bonuset.

Arsenali gjithashtu ka futur një klauzolë për shitjen e ardhshme prej 17.5 për qind.

Balogun rikthehet në kampionatin ku shënoi 21 gola sezonin e kaluar me fanellën e Reims.

Lexo po ashtu Balogun dhe katër yje të tjerë të Arsenalit stërviten veçmas - të gjithë pritet të largohen së shpejti

Amerikani do të shpresojë të përfundojë sa më lart në renditje me Monacon këtë sezon, duke kontribuar me golat e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version