Është arritur marrëveshja mes Chelseat dhe Atletico Madridit për sulmuesin spanjoll, Diego Costa, i cili gjithashtu ka arritur marrëveshje për kushtet personale me skuadrën nga kryeqyteti i Spanjës.
Diego Costa ishte ndoshta lojtari më i mirë i Bluve të Londrës në sezonin e fundit, ku u shpallen edhe kampion në Ligën Premier.
Megjithatë, karakteri i tij bëri që trajneri Antonio Conte të marr vendim për largimin e tij nga skuadra, duke i dërguar vetëm një sms (mesazh telefonik).
Sulmuesi spanjoll u indinjua me vendimin arbitrar të trajnerit italian duke mos u larguar në drejtim të skuadrave tjera që ofertuan për të pasi dëshironte vetëm Atletico Madridin.
Skuadra spanjolle është e dënuar nga FIFA me ndalim transferimesh deri në janar të vitit 2018 dhe kështu nuk mundi të transferoj Costan gjatë afatit kalimtar veror.
Por, tani ka ardhur arritja e marrëveshjes mes dy klubeve me pajtimin e tyre që Costa të bëhet futbollist i Atleticos nga janari i vitit 2018.
Initial agreement with @ChelseaFC for the transfer of @diegocosta ➡️ https://t.co/2V6qISKI7o
— Atlético de Madrid (@atletienglish) September 21, 2017
Arritja e marrëveshjes është bërë publike nga të dy skuadrat, por shifra e transferimit nuk është bërë e ditur.
Megjithatë, mendohet se ky transferim do të kushtoj rreth 60 milionë euro. /Telegrafi/
Chelsea Football Club has today agreed terms with Atletico Madrid for the transfer of Diego Costa… https://t.co/TpJBp3W2Lf pic.twitter.com/5o6OM10inP
— Chelsea FC (@ChelseaFC) September 21, 2017