Telegrafi

Zyrtare: Aro Muric kalon te Willem II

Arijanet Muric ka kompletuar kalimin te Willem II nga Manchester City.

Klubi holandez ka njoftuar se reprezentuesi i Kosovës ka kaluar në radhët e tyre deri në fund të këtij sezoni.

Portieri 22-vjeçar do t’u bashkohet Tricolores nga e mërkura e kësaj jave, derisa ishte në huazim nga Citizens te Girona.

Aro e kishte humbur vendin e titullarit te Girona pas një lëndimi, derisa Willem II e mori atë në formë huazimi.

Vlen të përmendet se Aro edhe më parë kishte qenë pjesë e Eredvisies, ku ishte i huazuar për një kohë të shkurtër tek NAC Breda.

Lojtari përveç klubit holandez NAC Breda dhe atij spanjoll Girona, kishte luajtur si i huazuar edhe për ekipin anglez Nottingham Forest. /Telegrafi/