Arjen Robben i ka befasuar të gjithë me rikthimin e tij nga pensionimi, pasi në verën e kaluar njoftoi për largimin nga futbolli.
Anësori holandez ishte larguar nga Bayern Munichu si kampion i Bundesligës, e që kishte thënë se po i jepte fund karrierës në sportin më të ndjekur në botë.
Pak më shumë se një vit, Robben edhe zyrtarisht ka kaluar te FC Groningen, aty edhe ku e kishte filluar karrierën si një 12-vjeçar.
Legjenda holandeze ka përshëndetur tifozët e klubit, duke iu shprehur dëshirën që ai të rikthehej dhe të ndihmonte skuadrën për të arritur në nivele edhe më të larta.
Konfirmimin e transferimit të tij e ka bërë zyrtare edhe Groningen, që i ka ofruar kontakte njëvjeçare me mundësi vazhdimi. /Telegrafi/
ARJEN ROBBEN = 🔙
💚💚💚💚💚💚💚
➡ https://t.co/D5R0JKwGjp#Arjenvolgjehart #laatonsweereensjuichen
— FC Groningen (@fcgroningen) June 27, 2020