Telegrafi

Zyrtare: Arion Ymeri kalon nga Gjilani te Trepça ‘89

Portieri Arion Ymeri ka kaluar nga Gjilani te Trepça ’89 ku do ta vazhdojë karrierën.

Gardiani drenicas që qëndroi vetëm gjashtë muaj te Gjilani, do të vazhdojë të jetë pjesë e elitës së futbollit kosovar.

“Ymeri bëhet Gardiani më i ri i Minatorëve. Arioni i u bashkohet gjelbërtebardhëve duke përforcuar portën e skuadrës”.

“Në të kaluar ka mbrojtur portën e KF Drenicës dhe së fundmi të SC Gjilanit”, thuhet në njoftimin e klubit.

Trepça ’89 ka 19 pikë dhe mban vendin e nëntë  në renditjen e Superligës së Kosovës. /Telegrafi/