Telegrafi

Zyrtare: Arian Memeti te Prishtina

Klubet kosovare të basketbollit po vazhdojnë të përforcohen para fillimit të edicionit të ri të.

Një ndër më aktivitet e ditëve të sotme është edhe kampioni në fuqi, Prishtina, e cila këtë pritet të paraqitet në Ligën e Kampionëve.

Prishtina të mërkurën mbrëma ka njoftuar se ka firmosur me basketbollistin Arian Memeti.

“Një ndër pak lojtarët vendorë të njohur për lojë energjike dhe atraksione do të jetë pjesë e skuadrës sonë për sezonën 2019-20. Ariani me shumë potencial dhe 203 centimetrat e tij dhe punën e pa lodhshme do te jetë ndihmesë e madhe për klubin tonë”, shkruan në njoftimin e bardhekaltërve.

Basketbollisti edicionin e kaluar është paraqitur në fanellën e Kerasan Prishtinës dhe ka pasur një mesatare prej 16 pikëve dhe tetë kërcimesh për ndeshje.

Memeti 24-vjeçar është nga Gjilani, ndërsa ka luajtur për disa skuadra të vendit. Ndër të tjera është paraqitur edhe për Trepçën. Ka luajtur edhe për përfaqësuesen e Kosovës. /Telegrafi/