Mesfushori Argjend Malaj është futbollisti më i ri i kampionëve të Feronikelit.
Ka qenë vet klubi i Feronikelit që e ka konfirmuar sot (e martë), që Malaj do të jetë pjesë e tyre.
“Malaj ishte futbollist i Kamzës, në Kategorinë Superiore të Shqipërisë, ku më parë kishte mbrojtur edhe ngjyrat e Skënderbeut”.
“Argjend Malaj luan në pjesën qendrore të mesfushës dhe pati më shumë se 20 paraqitje në Kategorinë Superiore këtë sezon”.
“Mesfushori tani e tutje do të mbrojë ngjyrat e Feronikelit” thuhet në njomin e klubit.
Malaj ka luajtur më parë edhe për Prishtinën, Tiranën dhe Skënderbeun. /Telegrafi/