Drita ka arritur marrëveshje për vazhdimin e bashkëpunimit me trajnerin, Ardian Nuhiu edhe për tri vite të tjera.
Marrëveshja e rinovuar është nënshkruar sot në prani të Drejtorit Gjeneral të klubit, Feti Murseli.
“Kontributi dhe puna e trajnerit Nuhiu është vlerësuar si tejet e suksesshme dhe FC DRITA beson në vazhdimësinë e këtij rrugëtimi edhe për vitet e ardhshme”.
“Kujtojmë që trajneri, Ardian Nuhiu u bashkua me klubin tonë më 17 shtator, 2018. FC DRITA i dëshiron shumë suksese trajnerit në projektin tonë të përbashkët”, thuhet në njoftimin e klubit.
Nuhiu e ka dërguar tri herë Dritën në garat evropiane, ndërsa ia ka fituar edhe një titull kampioni. /Telegrafi/