Site icon Telegrafi

Zyrtare: Arbnor Ramadani lojtar i Gjilanit

Gjilani ka kompletuar transferimin e mesfushorit gjilanas Arbnor Ramadani.

Ramadani së fundmi ishte pjesë e Llapit, ku luajti me shumë sukses për katër vite.

Ardhja e Ramadanit do ta përforcojë jashtëzakonisht shumë Gjilanin, pasi lojtari njihet për kualitet të larta, ndërsa edhe hapat e parë i ka marr në këtë klub.

Ramadani më parë ka luajtur edhe te Drita, ndërsa sot ai u prezantua nga Gjilani me një video.

Ai ka nënshkruar deri në vitin 2025 me Gjilanin.

Gjilani këtë sezon për trajner do të ketë Zekirija Ramadanin, ndërsa ka bërë ndryshime edhe në skuadër. /Telegrafi/

Exit mobile version