Telegrafi

Zyrtare: Arbnor Muja, lojtar i ri i Royal Antwerp

Klubi belg, Royal Antwerp ka konfirmuar edhe zyrtarisht transferimin e sulmuesit Arbnor Muja nga Drita.

Garant ndërkombëtare kanë qenë me fat për klubin gjilanas, Drita dhe sulmuesin mitrovicas Arbnor Muja.

Kjo pasi përballjet e tyre me Anwerpin kanë bërë që të bie në sy sulmuesi Muja, i cili tashmë ka kompletuar transferimin te klubi belg.

Është vet Antwerpi që ka konfirmuar transferimin e Mujës, teksa nuk ka bërë të ditur detajet financiare.

“Kosovari Arbnor Muja ka nënshkruar kontratë me Royal Antwerp FC”.

“23-vjeçari Muja  vjen nga FC Drita. Tashmë e njohim mirë atë klub pas përballjes së dyfishtë në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës”.

“Arbnor Muja është një sulmues/anësor i gjithanshëm. Kontrata është 3-vjeçare, me opsion për një sezon shtesë. Muja do të luajë me numrin 11”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/