Klubi belg, Royal Antwerp ka konfirmuar edhe zyrtarisht transferimin e sulmuesit Arbnor Muja nga Drita.
Garant ndërkombëtare kanë qenë me fat për klubin gjilanas, Drita dhe sulmuesin mitrovicas Arbnor Muja.
Kjo pasi përballjet e tyre me Anwerpin kanë bërë që të bie në sy sulmuesi Muja, i cili tashmë ka kompletuar transferimin te klubi belg.
Është vet Antwerpi që ka konfirmuar transferimin e Mujës, teksa nuk ka bërë të ditur detajet financiare.
— Royal Antwerp FC (@official_rafc) August 5, 2022
“Kosovari Arbnor Muja ka nënshkruar kontratë me Royal Antwerp FC”.
“23-vjeçari Muja vjen nga FC Drita. Tashmë e njohim mirë atë klub pas përballjes së dyfishtë në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës”.
“Arbnor Muja është një sulmues/anësor i gjithanshëm. Kontrata është 3-vjeçare, me opsion për një sezon shtesë. Muja do të luajë me numrin 11”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Arbnor Muja is a Red! 🇽🇰 🔴⚪ #WelcomeMuja #RAFC pic.twitter.com/lLajuyx4pw
— Royal Antwerp FC (@official_rafc) August 5, 2022