Telegrafi

Zyrtare: Arbnor Muja largohet nga Antwerp, nënshkruan me Samsunspor

Arbnor Muja ka befasuar me hapin e radhës, duke lënë Antwerpin për të kaluar te klubi i elitës turke Samsunspor.

Klubi turk ka bërë njoftimin e transferimit, duke nënvizuar që lojtari ka nënshkruar për tri vite e gjysmë.

“Lojtari që luante te Royal Antwerp FC dhe pjesë e Kombëtares së Shqipërisë, sulmuesi anësor Arbnor Muja ka nënshkruar për tri vite e gjysmë me klubin tonë. Mirësevjen në Samsunspor, Arbnor Muja”, shkruhem klubi turk.

Lexo po ashtu Detajet prapa transferimit të Arbnor Mujës te Samsunspor, sa përfitoi Drita nga shitja e tij

Muja e ka nisur karrierë si profesionist te Trepça para se të kalonte te Trepça ’89, pastaj te Drita nga ku bëri hapin e madh në karrierë duke nënshkruar me Antwerp.

Samsunspor gjendet në vendin e 15-të me 26 pikë dhe do të luftojë që të qëndrojë në elitën e futbollit turk. /Telegrafi/