Arbëria ka prezantuar transferimin e parë të janarit, duke nënshkruar me sulmuesin Marclei Cesar që ishte pjesë e Feronikelit.
Klubi nga Drenasi nuk ka shprehur interesim për ta mbajtur në ekip, me brazilianin që ka zgjedhur të kalojë te kuqezinjtë nga Lipjani.
“KF Arbëria i uron mirëseardhje në familjen tonë futbollistit brazilian Marclei Cezar – Santos”.
“Së fundi ishte pjesë KF Feronikeli, dhe u bashkua klubit tonë në afatin kalimtar të janarit! Santos vjen me një përvojë të madhe dhe luan në pozitën e qendër sulmuesit”.
“KF Arbëria i dëshiron sukses dhe shëndet, duke uruar ta bëjë më të mirën e tij”, thuhet në njoftimin e klubit. /Telegrafi/