Telegrafi

Zyrtare: Arbër Zeneli do të operohet, mungon nga shtatë deri në nëntë muaj

Arbër Zeneli kishte pësuar një lëndim gjatë ndeshjes së javës së kaluar të Kosovës me Malin e Zi.

Sulmuesi i përfaqësueses sonë kishte braktisur fushën e blertë me dhimbje të madhe në takimin që u mbyll me rezultat të barabartë 1-1.

Lojtari tashmë pas ekzaminimeve mjekësore është konstatuar se duhet të operohet se do të mungojë mbi shtatë muaj.

Këtë e ka konfirmuar skuadra franceze, Reims, e cila ka sqaruar gjendjen e lojtarit pas kryerjes së testeve mjekësore.

Lexo po ashtu Pas ekzaminimeve mjekësore, mësohet kohëzgjatja e mungesës së Arbër Zenelit

“Me vendim të konfirmuar nga stafi mjekësor të klubit, Zeneli do ketë një operacion javën e ardhshme. Zeneli vlerësohet se do të mungojë nga 7 deri në 9 muaj”, thuhet në njoftim të skuadrës franceze, Reims.

Ndryshe, 24-vjeçari në sezonin e parë te ekipi i Ligue ka pasur pesë paraqitje dhe ka shënuar një gol. /Telegrafi/