Arbër Prekazi është bërë me skuadër të re pas largimit nga kampionët në fuqi të Feronikelit.
Qendërmbrojtësi mitrovicas ka arritur marrëveshje me kampionin vjeshtor të Kosovës, Ballkanin nga Theranda.
Ish-anëtari i disa skuadrave kosovare ka nënshkruar me Ballkanin dhe është prezantuar nga presidenti i këtij klubi Arsim Kabashi.
Lajmi është publikuar nga faqja zyrtare e klubit në rrjetin social Facebook.
“Arbër Prekazi është lojtari më i ri për vitin 2020. Shumë suksese Arbër, na prift e mbara”, thuhet në njoftimin e klubit nga Theranda.
Edhe pse klubi nuk ka njoftuar për detajet e kontratës, besohet se Prekazi ka nënshkruar për një vit e gjysmë. /Telegrafi/