Telegrafi

Zyrtare: Arbër Prekazi i bashkohet Gjilanit

Gjilani ka vazhduar me përforcime cilësore gjatë afatit kalimtar veror.

Skuadra e trajnerit Ismet Munishi së fundmi ka angazhuar mbrojtësin me përvojë të madhe në futbollin kosovar, Arbër Prekazin.

Qendërmbrojtësi vjen nga Ballkani, ku ka kaluar dy vitet e fundit në Suharekë.

Ka qenë faqja zyrtare e SC Gjilanit që ka prezantuar Arbër Prekazin në një video, duke i uruar mirëseardhje.

Prekazi është përforcimi i pestë i bardhekuqve, pasi ata më parë kanë nënshkruar edhe me Albert Dabiqajn, Yll Hoxhën, Agustin Torasan dhe Elton Kalen.

Mbrojtësi mitrovicas, Arbër Prekazi do ta bartë fanellën me numër 33 te Gjilani. /Telegrafi/