Gjilani ka vazhduar me përforcime cilësore gjatë afatit kalimtar veror.
Skuadra e trajnerit Ismet Munishi së fundmi ka angazhuar mbrojtësin me përvojë të madhe në futbollin kosovar, Arbër Prekazin.
Qendërmbrojtësi vjen nga Ballkani, ku ka kaluar dy vitet e fundit në Suharekë.
Ka qenë faqja zyrtare e SC Gjilanit që ka prezantuar Arbër Prekazin në një video, duke i uruar mirëseardhje.
Prekazi është përforcimi i pestë i bardhekuqve, pasi ata më parë kanë nënshkruar edhe me Albert Dabiqajn, Yll Hoxhën, Agustin Torasan dhe Elton Kalen.
Mbrojtësi mitrovicas, Arbër Prekazi do ta bartë fanellën me numër 33 te Gjilani. /Telegrafi/