Telegrafi

Zyrtare: Anulohet miqësorja mes Kosovës dhe Azerbajxhanit

Tashmë është hedhur edhe shorti për Ligën e Kombeve.

Kosova ka mësuar edhe kundërshtarët e radhës në këtë garë, e cila do të mbahet për herë të parë në histori të fubollit.

Përfaqësuesja jonë do të ballafaqohet në kuadër të Divizionit D me Maltënn, Ishujt Faroe dhe Azerbajxhanin.

Lexo po ashtu Analizë: Kush janë kundërshtarët e Kosovës në Ligën e Kombeve?

Por, me këtë të fundit Federata e Futbollit të Kosovës kishte aranzhuar një takim miqësor në Antalia të Turqisë.

Megjithatë, pas një marrëveshje mes të dyja shtëpive të futbollit, është anuluar takimi që është dashur të zhvillohet në muajin shkurt.

Lexo po ashtu Liga e Kombeve: Shqipëria në grupin e tri skuadrave, takohet me Izraelin dhe Skocinë

Kështu së paku shkruan në ueb-faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Azerbajxhanit, e cila raporton se ky është vendim i të dyja përfaqësuesve.

Se a do të organizojë ndonjë miqësore tjetër për muajin mars përfaqësuesja e Kosovës, mbetet të shihet në vijim. /Telegrafi/