Telegrafi

Zyrtare: Antony i bashkohet Unitedit

Manchester United ka konfirmuar se Antony është transferuar nga Ajaxi.

Djajtë e Kuq kanë paguar 100 milionë euro për transferimin e tij nga skuadra holandeze.

“Manchester United ka arritur marrëveshje me Ajaxin për transferimin e Antonyt, me kusht që të kalojnë testet mjekësore, kushtet e lojtarit që po finalizohen dhe lejen ndërkombëtare”, bën të ditur klubi anglez.

Lexo po ashtu Antony, 100 milionëshi i Manchester United i cili u rrit në 'ferrin e vogël' të Sao Paulos

“Antony ka 31 gola dhe 27 asistime në 134 paraqitje të klubit për Ajax dhe Sao Paulo, dhe dy gola dhe dy asistime në nëntë paraqitje për Brazilin e tij”.

“Ai ka fituar dy tituj të Eredivisie dhe një medalje të artë në Lojërat Olimpike Verore 2020”, thuhet më tej në njoftim. /Telegrafi/