Klubet kosovare po vazhdojnë të përforcohen me basketbollistë të rinj para fillimit të kampionatit të ri në Superligë.
Klubi që ditëve të fundit u aktivizua në sjelljen e lojtarëve të rinj është Golden Eagle Ylli, i cili ka transferuar një basketbollist amerikan.
Suharekasit kanë bërë të ditur arritjen e marrëveshjes me lojtarin, Anthony Adgerin.
“Anthony Adger është përforcimi i ri për këtë sezonë në klubin tonë. Me një performancë fantastike prej zezonës në sezonë, ngritjen e tij tash do ta bartë tek Golden Eagle Ylli”, ka shkruar klubi në një postim në Facebook.
Edhe basketbollisti është i kënaqur që do të veshë fanellën verdhezi në edicionin e ri të ligës elitare të basketbollit tonë.
“Jam shumë i emocionuar që do të jem pjesë e Golden Eagle Yllit dhe tashmë mezi po pres të vijë dhe të fillojmë me stërvitje. Po pres të kem përvojë interesante këtë vit në Kosovë dhe të shoqërohem me bashkëlojtarët për një lojë të fortë”, ka thënë Adger, njofton klubi. /Telegrafi/