Site icon Telegrafi

Zyrtare: Ansu Fati rinovon kontratën me Barcelonën deri në vitin 2027

Tifozët e Barcelonës mund të marrin frymë lehtë, pasi Ansu Fati ka nënshkruar një kontratë të re që e lidh atë me klubin deri në vitin 2027.

Sulmuesi adoleshente, tani numri 10-të i Barcelonës, ka bërë një kthim të suksesshëm nga një dëmtim serioz .

Marrëveshja e mëparshme e Ansu Fatit do të përfundonte në fund të sezonit, megjithëse klubi kishte një opsion për ta zgjatur atë edhe me dy vjet.

Sidoqoftë, ashtu si në rastin e Pedrit, klubi punoi për një marrëveshje të re, afatgjatë me kushte të përmirësuara për të pasqyruar rëndësinë e tij për ekipin e parë.

Reprezentuesi spanjoll ka thyer rekord që nga debutimi i tij nën drejtimin e Ernesto Valverdes.

Edhe pse ende vetëm 18 vjeç, Ansu Fati nuk është një lojtar më të ardhme, pasi ai tashmë është një pjesë vitale e ekipit të Ronald Koeman dhe e ardhmja e Barcelonës .

Duke theksuar se sikurse Pedri, edhe Ansu Fati do të ketë një klauzolë lirimi prej një miliard euro në kontratën e tij të re.

E ardhmja e Ansu Fati në Camp Nou nuk ishte kurrë në dyshim aty ku ai dëshiron të jetë.

Kjo tregohet edhe me fanellën e marrë nga Messi, ku ai dëshiron të vazhdojë të bëjë histori me Barcelonën .

Rinovimi i tij nënvizon gjithashtu angazhimin e bordit të ri për rinovimin e skuadrës dhe rindërtimin e saj rreth yjeve të rinj. /Telegrafi/

Exit mobile version