Telegrafi

Zyrtare: Ansu Fati, lojtar i ri i Brighton

Klubi anglez, Brighton & Hove Albion ka njoftuar zyrtarisht transferimin e sulmuesit Ansu Fati nga Barcelona.

Brightoni ka vazhduar me befasi edhe në afatin kalimtar të transferimeve, përveçse me rezultate në Ligën Premier.

Klubi anglez ka njoftuar së fundmi se ka arritur marrëveshje me Barcelonën për sulmuesin spanjoll, Ansu Fati, i cili kalon si huazim.

“Kemi kënaqësinë të konfirmojmë nënshkrimin e Ansu Fatit në huazim për një sezon nga Barcelona”, thuhet në njoftimin e Brightonit.

Në anën tjetër, Barcelona ka njoftuar se huazimi është i thjeshtë dhe pa të drejt blerje nga klubi anglez.

“FC Barcelona dhe Brighton & Hove Albion Football Club kanë arritur marrëveshje për huazimin e lojtarit Ansu Fati deri më 30 qershor 2024. Nuk ka asnjë mundësi për një transferim të përhershëm”, thuhet në njoftimin e Barcelonës. /Telegrafi/