Ish kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës, Anel Rashkaj, është bërë me skuadër të re.
Ai është rikthyer në Suedi, tek skuadra Eskilsunda, që garon në elitën e futbollit suedez.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë lojtari në facebook.
Eskilsunda u inkuadrua muajin e kaluar në Allsvenskan (emri i ligës elitare në Suedi), derisa ndryshoi emrin në AFC United.
Rashkaj kaloi nga Sandnes Ulf i Norvegjisë. /Telegrafi/