Telegrafi

Zyrtare: Andreolli largohet nga Interi, nënshkruan me Cagliarin

Marco Andreolli ka lënë Interin duke nënshkruar kontratë dy vjeçare me Cagliarin.

Mbrojtësi 31 vjeçar kishte mbetur lojtar i lirë, pas 14 viteve të kaluar të Interi.

Këta të fundit vendosën që të mos nënshkruajë kontratë me të.

Shumicën e karrierës Andreolli e ka kaluar në huazim te skuadrat si Roma, Vicenza, Sassuolo, Chievo dhe Sevilla.

Andreolli ka nënshkruar për dy vite me opsion rinovimi edhe për një vit tjetër. /Telegrafi/