Telegrafi

Zyrtare: Andrea Ranocchia vazhdon kontratën me Interin

Andrea Ranocchia . (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Ish-kapiteni Andrea Ranocchia e ka rinovuar kontratën me klubin e Interit.

Ish-kapiteni i skuadrës zikaltër, tashmë 31 vjeç, ka shuar zërat se do të largohej në fund të sezonit.

Kontrata e mëparshme e Ranocchia skadonte në fund të këtij sezoni m e 30 qershor 2019, ku praktikisht do të ishte lojtar i lirë.

Gjithsesi, palët kanë rënë dakord që ta shtyjnë atë deri në vitin 2021.

Ranocchia do të përfitojë 1,5 milion euro në sezon, plus bonuse që kanë lidhje me praninë e tij në fushë.

Ai është një nga lojtarët më të vjetër te Interit.

Ranocchia ka qenë edhe kapiten në të shkuarën, por shiriti i ishte marr për t’iu dhënë Mauro Icardit, që po ashtu i’u është marr. /Telegrafi/