Site icon Telegrafi

Zyrtare: Alvaro Morata, lojtar i ri i Milanit

Klubi italian Milani ka konfirmuar edhe zyrtarisht transferimin e sulmuesit Alvaro Morata nga Atletico Madridi.

Kuqezinjtë kanë kryer tashmë përforcimin e parë në afatin kalimtar të verës. Bëhet fjalë për kapitenin e Spanjës, Morata, i cili vjen nga Atletico Madridi.

Është vet faqja zyrtare e Rossonerëve, e cila ka njoftuar transferimin e sulmuesit spanjoll dhe nënshkrimin e një kontrate katërvjeçare.

Lexo po ashtu "Besimi i klubit dhe Ibrahimovicit" - Morata tregon pse zgjodhi Milanin

“AC Milan është krenar të njoftojë nënshkrimin e Alvaro Borja Morata Martin nga Club Atletico de Madrid”.

“Kapiteni i kombëtares spanjolle, me të cilën së fundi fitoi Kampionatin Evropian, Morata ka nënshkruar me kuqezinjtë deri më 30 qershor 2028, me opsion për ta vazhduar edhe për një vit shtesë”, thuhet në njoftim.

 

Transferimi i Moratës thuhet se i ka kushtuar 13 milionë euro Milanit, aq sa ishte klauzola e lojtarit në kontratën me klubin nga La Liga.

Te Milani, Morata do ta mbajë të veshur fanellën me numër 7. /Telegrafi/

Exit mobile version