Enis Alushi është larguar nga Nurnberg për ta vazhduar karrierën në Izrael.
Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Enis Alushi, është huazuar për gjashtë muaj te skuadra e madhe izraelite Maccabi Haifa.
Alushi kishte kaluar nga St. Pauli te Nurenberg pas dy vitesh me skuadrën gjermane.
“Pas lëndimit në pjesën e parë të sezonit Alushi nuk u kthye ashtu siç pritej. Tashmë ai duhet të tregojë vetën diku tjetër për t’u kthyer sërish”, ka thënë Drejtori Sportiv i Nurnbergut, Andreas Bornemann.
Maccabi është në vendin e gjashtë në elitën e futbollit izraelit.
Alushi është njëri ndër lojtarët kryesor të Kosovës, ndërsa në ta kaluarën në shuam ndeshje e ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit. /Telegrafi/