Liria ka njoftuar se Alsid Tafili është rikthyer sërish në klub.
Mesfushori shqiptar ishte në të kaluarën pjesë e klubit nga Prizreni, ndërsa sot e ka kompletuar edhe zyrtarisht rikthimin.
Tafili njihet si një mesfushor mjaftë cilësor, e që në të në sezonet e kaluar ka luajtur për shumë klube të njohura nga Kosova, Shqipëria, madje edhe në Greqi.
Mesfushori i talentuar ka luajtur në klubet si Vllaznia (Shkodër), Partizani (Tiranë), Teuta ( Durrës), ai ka bërë karrierë gjithashtu në Greqi.
Alsidi madje në vitin 2010 kishte arritur më Lirinë ta fitonte edhe Kupën e Kosovë, e që sot u rikthye sërish aty për ta vazhduar karrierën e tij. /Telegrafi/