KF Ballkani përmes një njoftimi në rrjetet sociale ka bërë të ditur se skuadrës i është bashkuar mesfushori Almir Oda.
Oda i cili aktivizohet në pozitën e mesfushorit, është vetëm 20-vjeçar dhe karrierë deri më tash kishte bërë në Austri.
Ballkani e sheh Odën si një përforcim të duhur drejt arritjes së objektivave dhe i dëshiron mirëseardhje në ekip.
“Tifozë të dashur, kemi kënaqësinë që skuadrës tonë kampione, iu bashkua edhe një aset i rëndësishëm i futbollit kosovar”.
“Mesfushori Almir Oda, i ciki karrierën e tij e ka zhvilluar në Austri, tashmë është veshur portokall e zi”.
“Klubi i dëshiron mirëseardhje 20 vjeçarit dhe suksese drejt arritjes së objektivave tona të përbashkëta”, thuhej në njoftimin e Ballkanit./Telegrafi/