Juventusi ka konfirmuar zyrtarisht arritjen e marrëveshjes me Massimiliano Allegrin, i cili është emëruar trajneri i ri i ekipit.
Klubi i madh italian ka nisur ditën me shkarkimin e trajnerit Pirlo, ndërsa shpejt kanë zyrtarizuar edhe pasuesin e tij.
Bëhet fjalë për një emër të njohur te Juventusi, pasi Allegri do të jetë tanimë trajner i ri i ekipit.
Është vet faqja zyrtare e Juventusit që ka konfirmuar arritjen e një marrëveshje katërvjeçare me Allegrin.
Welcome back home, Max! ⚪⚫#AllegriIN
— JuventusFC 🇬🇧🇺🇸 (@juventusfcen) May 28, 2021
“Massimiliano Allegri është edhe një herë menaxher i Juventusit”.
“Allegri gjen një stol që e njeh shumë mirë, një klub që e donë dhe që e do përsëri, pasi sot fillon një udhëtim i ri së bashku, drejt qëllimeve të reja”, thuhet në njoftimin e Juventusit.
Allegri thuhet se do të fitojë nëntë milionë euro neto në në sezon si trajner i Zonjës së Vjetër. /Telegrafi/